.33.

Màu nền
Font chữ
Font size
Chiều cao dòng

Java iku si me ta perzene me shkelma...sot ishte dita ku me ne fund sfida do merrte fund...nga ana tjeter ishte dhe nje dite qe ia kushtova nenes sime si nje kujtim ndaj saj dhe perkushtimit ne piano...Nikolai kishte folur me shefin e departamentit te klasikes dhe pergjigja kishte qene pozitive...fundja nder miqsh ishte...ne shtratin tim kishte rroba te pastra qe ti vishja per sot...pasi kisha bere nje dush te ftohte gje qe sme pelqente kurre i ngrohti,u vesha dhe po prisja Nikolain te vinte te me merrte...imagjinoja njerezit atje..profesore,student,familjaret e Henrit...ceshtje mbeshtetje edhe pse me
dukej nje mendjemadhesi...mendova pastaj per veten...fillikat vetem..kush do ishte atje per mua ?
Vetem Nikolai dhe Celestja ishin "te afermit" e mi te vetem...fundja pas gjithe ketyre viteve edhe vete ime moter dhe babai im do kishin menduar se do isha i vdekur...
-Persi je gati djalosh ?
Mendimet mi perzuri tak-fak Nikolai duke hyre ne dhome...dukej i emocionuar me shume se une...edhe floket i kishte te crregullt tek tuk dhe po djersiste...
-Po jam gati ama ju ?
-Si the ?
-I dashur je bere qull ne djerse je mire ?
O Zot shikoji floket,prit te te rregulloj...
Celestja u bashkua me ne dhe i dha pergjigje pyetjes qe i drejtova Nikolait...me nje prekje delikate te saj ia rregulloi floket ne perfeksion...zbritem poshte ku makina na priste dhe u nisem per tek fakulteti..
Gjithe rrugen e mbajtja koken te mbeshtetur tek xhami i makines dhe mu kujtua se si nje femije i vogel dikur shihte gjithe rrugen nga xhami tek shperngulej...me dallim nga ajo skene qe kesaj here nuk kishte lot...
-Persi gjithcka do te shkoje shume mire,-tha Celestja
-E di Celeste...nuk kam frike ne fakt..nuk po mendoja per sfiden
-Atehere cfare eshte ?
-Po mendoja per Henrin...
-Henrin ?!
-Kam arritur ne konkluzionin se e gjithe kjo eshte nje perpjekje e tij per te folur dhe per tu degjuar para mijera syresh...e gjitha kjo eshte rrefim...
-Po rrefimi jot Persi  ?
-Cfare nenkupton kjo ?
-Eshte talenti yt ne piano rrefimi jot per kete dite ?
-Jo
-Jo ?!
Ishte nje "jo" e paster...as ngurrim as imponim..pianoja nuk eshte gjeja ime...sidomos e vetes sime te re...e gjitha pse po behej kjo ishte se nuk mund ta lija Nikolain te turperohej ne fakultet...dinjiteti i tij shtrihej si nje prekje mbi supet...
-Persi mendo per nenen tende...a nuk do ndihej krenare per ty ?
-Nena ime do ndihej krenare pavarsisht cdo gjeje me dhe pa piano Nikolai...mos te harrojme se une nuk jam djali para 7 vjetesh...fundja nuk po luaj dhe aq forte per te...
Pashe qe nje rrudhje balli mu versul...mesa dukej e kisha dreqosur me kete qe thashe sipas Nikolait...
-Fundja nuk dua te behem pianist...
-Perse ?
-Sepse dua te kem nje te ardhme me te mire...ku ekonomia eshte stabile...
-Persi kjo s'ka te beje fare me mungesen e ekonomise...
Me shiko...une jam pianist nuk kam profesion tjeter...kam cdo gje...kam nje shtepi te madhe me cdo gje...a nuk ke menduar per kete ?
Por cfare me mungon mua Persi ?
Gjithckaja...femija...
Ti kishe nje familje Persi kishe dashuri ama ndoshta nuk kishe ekonomi...
Mos harro bir Zoti i le mangesi cdo njeriu qe mos te ndihet asnjehere i plotesuar edhe pse duket se i ka te gjitha...
Fjalet e Nikolait sikur e ngrohen zemren time...pavarsisht se sa i ndryshem isha bere tani nuk isha aq i keq apo i pashpirt...por kisha principe kisha qellime jo endrra...fundja duhej te luaja sot dhe kaq...nuk do kthehesha nga pianoja edhe pse talenti nuk me kishte lene...
Makina ndaloi dhe hodha syte nga fakulteti qe ishte gjigand...shiheshin lehte njerez qe hynin brenda tij...Nikolai doli nga makina i shoqeruar me te shoqen...pastaj me beri me shenje ta ndiqja..
Departmenti i klasikes ishte ne katin e trete...para meje shtriheshin dy piano siper  nje tapeti te bukur te kuq...karriget ishin ge rreshtuara bukur dhe numeroheshin diku tek 40 cope...ca prej tyre ishin te mbushura e disa prisnin njerezit te rehatoheshin ne to...
Isha pas perdes dhe po i shikoja te gjitha...si per cudi ndjeva sikur po me shihnin...ndjeva veten jo shume mire..po prisja qe ai person te afrohej dhe te me terhiqte vemendjen..dhe fundja nuk vonoi kur ne krahun tim u poziconua Henri..
-A nuk jane te bukura ?
-Klasike,-thashe
-Fundja nuk ka rendesi te zgjedhesh se cila prej tyre do te te shoqeroje sot ne kete duo...
-Nuk po mendoja per kete ne fakt..
-Cfare po mendoje atehere ?
-E di qellimin tend Henri dhe do besh gjene me guximtare...
Mendimet e Henrit...
(Ky djale dinte te lexonte te tjeret shume mire...kur e pashe per here te pare me jepte iden e nje princi qe mesonte ne dhomen e tij ne menyre sistematike...kur qendron prane tij te kapin te dridhurat...duket si nje person tjeter dhe nuk i jepet fare moshes qe ka...duket me i madh...po ti shohesh syte e tij duken si te kuq dhe duket si nje djall...por nga ana tjeter me dha force...me dha force te tregoja ate qe kisha ndrydhur perbrenda..nuk me pelqen te kenaq te tjeret por nese nuk e kenaq nenen time do te lahem ne nje dush fjalesh te ftohta...menyra se si une mund te kem hapesire per veten eshte te kenaq nenen time...mbaj mend kur qendroja me ore te tera te mesoja qofte edhe nje etyde...kur e beja me mire mund te pushoja...edhe ne shkolle nuk kisha shume miq...nuk me linin te luaja me ta..e vetmja menyre qe te mund te luaja me ta ishte te beja cfare te donin ata...)
E pashe Henrin te zhytyr vertete thelle ne ujerat e mendimeve...dukej nga syte e tij...
-Henri..
-Persi une dua shume qe te...
Fjalia e tij ngeli pergjysme pasi nje zoteri pas nesh na tha te dilnim ne holl dhe te zinim vendet...
Doja ta dija se c'donte te me thoshte dhe se c'po i kalonte ne mendje atij...sikur te ishte hapur pak para se e gjitha kjo te fillonte...

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen2U.Pro