🪞 1 🪞

Màu nền
Font chữ
Font size
Chiều cao dòng

I kujdesshëm që të mos bëja asnjë zhurmë, ecja në majë të gishtave, përgjatë korridorit, duke hedhur shikime të shpeshta për nga dhoma e ndenjes, ku mami po lexonte dhe gjyshi po dremiste në kolltukun e jeshiltë. Ishte një drekë e nxehtë vere, ku e gjithë shtëpia gumëzhinte nga zhurma e makinës larëse. Zemra ime tundej fort në kraharor, teksa ndërmerrja këtë akt shumë herë të qortuar nga nëna. Teksa ngjisja shkallët, çdo hap që hidhja lëshonte një kërcitje, gati për të më tradhëtuar. Papafingoja dukej se më thërriste, si një këmbanë që dëgjohej mijëra kilometra larg.

Duke arritur në majë të shkallëve, qëndrova para derës së ndaluar të papafingos. Duart m'u drodhën, ndërsa ktheja dorezën që kish filluar të ndryshkej, duke u lutur që ajo të mos kërciste. Dera u hap dhe një bosht rrezesh dielli, të pluhurosura, ndriçuan papafingon, duke zbuluar një thesar kujtimesh të harruara në kohë.
Gjithçka viente era pluhur e dru të vjetëruar. Sytë e mi u zgjeruan nga kurioziteti, ndërsa shihja lodrat e mia të vjetra, orendi tërë pluhur dhe një bagazh me kuti nga më të ndryshmet. Këmbët e mia të vogla e të zbathura, linin gjurmë në dysheme lehtësisht, falë djersës që vinte e shtresohej akoma e më shumë.

Çdo kërcitje e dërrasave të dyshemesë më pasonte një tronditje paniku, e veshët e mi, ishin në gatishmëri të lartë për çdo hap që mund të dëgjohej. Tek përpiqesha të gjeja diçka të vlefshme, lëshova një të bërtitur që e bëri gjakun tim të vërshonte me shpejtësi. Reflektimi im, në një pasqyrë të pluhurosur, arriti të më trembte në këtë mënyrë. Afrohem ngadalë, teksa dyshemeja lëshon kërcitje të lezetshme. Kaloj dorën mbi sipërfaqen e lëmuar.

-Jam vetëm unë, -them.

Sytë më lëvrijnë mbi reflektimin tim, që duket i shqyer nga vjetërsia dhe dëmtimet e pasqyrës. Ndjesia që më falë pasqyra duket reklasuese aq sa edhe e panjohur. Ndihem i hutuar, i këputur në një farë mënyre, teksa nuk ia ndaj sytë xhamit. Reflektimi më ka ngulur sytë, thellë në bebëzat e mi. Ndihem i mbërthyer dhe nuk arrij të shkëputem. Një kërcitje e papritur, nga dera e papafingos, më bëri të hidhesha përpjetë.

-Evanor, sa herë të kam thënë të mos ngjitesh këtu lart, vetëm? -thotë ime më që ndiqet nga gjyshi.

I kapur në flagrancë, belbëzova një shpjegim, që nuk u dëgjua nga asnjëri prej tyre. Faqet më digjeshin nga turpi, teksa rrëshqas në dysheme. Gjyshi që gjendej pas nënës, më buzëqesh lehtë.

-Thjesht doja të shihja çfarë ka këtu, -them sinqerisht. Kjo është e vetmja pjesë e shtëpisë që nuk vizitohet.

-Po por mund te vritesh, për Atë Zot! -thotë tepër e shqetësuar. -E shikon se ç'bën, baba?

-Ma lër mua, e dashur, -thotë butësisht gjyshi.

Nëna miraton, pas një psherëtime të thellë. Zbret me kujdes shkallët dhe na lë ne të dyve, të kemi një bisedë.

-Hej kampion!

-Nëna gjithmonë zemërohet. Po ti nuk je i zemëruar, gjysh?

-A jam?! Evanor, sigurisht që jam sepse të dua, -thotë.

-Por unë doja vetëm të hidhja një sy, vetëm kaq.

-E di, kampion, e di. Ama nëna jote ka të drejtë. Larg syve tanë, mund të lëndohesh.

-Besoj se po.

-Pa shiko! Kush e ka prekur këtë pasqyrën? -pyet gjyshi duke shquar gjurmën e fshirjes.

-Isha unë, -them. -U tremba nga reflektimi im dhe u afrova ta fshijë.

Gjyshi lëshon ca pasthirrma mendueshmërie, që më tërheqin vëmendjen.

-Cfarë ka gjysh?

-Tani mu kujtua...do të të tregojë për një legjendë të vjetër në lidhje me pasqyrën.

Mbështetem në kraharorin e gjyshit, duke krijuar rehatinë, gjatë tregimit të legjendës.

-Thuhet se pas pasqyrës, ka një botë tjetër, -thotë me zërin e butë.

-Botë tjetër ?!

-Po, -thotë, -si ajo e shpirtrave.

Sytë i kam të ngulur tek reflektimi i gjyshit në pasqyrën, që i qëndrojmë përballë.

-Shpirtrat pas pasqyrës thuhej se ishin rojtarë të urtësisë së lashtë, që i udhëhiqnin ata që i kërkonin këshillat e tyre me zemra të pastra dhe qëllime fisnike, -thotë ai, teksa sytë i shkëlqenin me një ndjenjë misteri. -Por kujdes, sepse magjia e pasqyrës është edhe dhuratë, edhe mallkim.

Teksa shpalosej legjenda, ndjej një të dridhur që më përshkoi shtyllën kurrizore, i magjepsur nga misteri i çdo fjale. Fjalët e gjyshit krijuan tablo imagjinate në mendjen time. Kurioziteti im tashmë nuk mbahej më nga frerët e qetësisë. Isha i etur për më shumë dhe mbi të gjitha, të vërtetoja gjithçka.

Atë natë, pas darke, ku të gjithë menduan se do isha në shtrat, me një elektrik dore, mora shkallët për në papafingo. Papafingoja ishte e zhytyr në një errësirë të frikshme, sa mendja mund të fillonte lirisht të bënte lojëra. Ndez elektrikun dhe kontrollojë të gjithë dhomën. Pasi i heq merakun vetes, ulem përballë pasqyrës që akoma mbante gjurmën e fshirjes.
Drejtoj elektrikun direkt mbi të dhe ulem në dysheme si herën e parë. E vështroj veten duke shquar çdo tipar timin. Me gishtin drejtues, trokas mbi sipërfaqen e qelqtë.

-Unë nuk besoj në atë që gjyshi thotë për ju, -i drejtohem pasqyrës. Nuk besoj se vërtetë ka shpirtra. Unë nuk kam frikë nga ju, edhe sikur të jeni të vertetë. Më dëgjoni!

Pres të degjojë ndonjë gjë pas thirrjes sime dhe kështu, të merrja përgjigjet e pyetjeve, që më kishin lindur. Ama asgjë nuk dëgjohet. Rrudh turinjtë dhe i hedh një shikim përçmues pasqyrës.

-Legjenda koti, -them dhe marrë të ngrihem.

Me t'u ngritur, dëgjoj një të kërcitur. Pasqyra lëkundet në anën time, ku si një valë e madhe deti, vërsulet egërsisht mbi trupin tim të njomë. Dhimbja më shpërthen teksa copat e thyera, presin lekurën time, duke më bllokuar në një vorbull frike.

-Më dhemb, -them lehtë.

Shtyj tutje pasqyrën, duke mos e vrarë mendjen për zhurmën që shkaktoi. Tërhiqem zvarrë në dysheme dhe mblidhem kruspull. Elektriku nuk bën më dritë dhe nuk arrij të orientohem në mes të errësirës. Ndjej duart që më dhembin shumë dhe siguroj veten që mund edhe të ketë dalë gjak. Në ato momente, papafingoja u ndje më e ftohtë, më e errët se kurrë. Në dhomë duket se nuk jam vetëm.

Zemra fillon të më rrahë si e shkalluar, sa dukej se më gumëzhinte në veshë. Mes errësirës që mbizotëronte, ngrihem për të gjetur derën. Mundohem të orientohem me anë të të prekurit, i dëshpëruar për t'i shpëtuar pranisë së frikshme në papafingo. Dera duket se ka ngecur. Në errësirën që mbizotëronte, dukej se kërcenin hije të shumta. Dukej sikur mijëra sy të padukshëm shikonin lëvizjet e mia. Dua të kthej kokën, por frika më terrorizon. Doja të dilja sa më parë prej papafingos.

-Nënë, gjysh!

Asnjë përgjigje, asnjë shpresë. Filloj të qajë e të bërtas emrat e tyre. Duke u dridhur dhe tepër i tmerruar, mbyll fort sytë dhe mblidhem kruspull. Ngjesh kokën gjithnjë e më fortë në drejtim të gjunjëve, duke u përpjekur të bllokoja errësirën dhe tmerret e imagjinuara që fshiheshin në cepat e papafingos, me shpresën se prania ngushëlluese e nënës sime, do shfaqej sa hap e mbyll sytë.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen2U.Pro