...Donovan...

Màu nền
Font chữ
Font size
Chiều cao dòng

Nje freski e akullt veshi lekuren time qe ishte e zbuluar nga batanija.Ne te notonte kendshem nje arome e kamomilte qe te falte qetesi.Pulita syte disa here deri sa lejova gishterinjte e holle te drites te hynin nen qepallat e mia.Pas disa pulitjesh,solla koken mes dhembjesh nga ana ime e djathte.

Pergjate jastekut tim dergjesheshin floke te kuq te rremujshem e qe vazhdonin deri ne pjesen e poshtme te barkut tim.Menjanova pak koken.Selia ishte e shtrire ne pjesen bosh te shtratit me kembet qe i leshoheshin ne toke gati ne rrezim.

Ndjeva lekuren e bute te dores se saj qe e kisha mberthyer.Dora ime,si per cudi,kishte shtrenguar te sajen sikur te kisha frike se nata do ma merrte ate.Kishte qendruar gjate gjithe nates prane meje,e tashme e dorezuar ne sfilitje duke mbajtur akoma te mbledhur ne doren e saj lecken e pambukte qe e kish njomur gjithe naten me uje kamomili.

Largova lehte doren qe i kisha shtrenguar.U mundova te terhiqja batanijen time e t'ia hidhja siper ama nuk rezultoi asgje vecse i prishi gjumin.Floket e saj filluan te terhiqeshin nga poshte e fytyra e saj e imet u zbulua nga gjithe ajo rremuje e kuqe.Ferkoi lehte syte me njeren dore.Syte e saj shpejte takuan te mite duke u veshur me nje shkelqim te lehte.

-Donovan qenke zgjuar ?

-Me fal nuk doja te te zgjoja,-thashe.

-Nuk eshte problem...si fjete ?-pyeti duke lene lecken ne tasin bosh.
Ke shume dhembje ? Ke nevoje per ndonje gje ?

Bresheri pyetjesh u sulen mbi mua.

-Jam mire vertete,-thashe.

-Jam shume e lumtur qe je mire Donovan edhe pse do ishte me mire nese do ishe nen kujdesin e mjekeve.

-Keshtu duhej...

-Perse e thua kete ?-pyeti duke harkuar vetullat nga habia.
Mund te me thuash se cfare ndodhi mbreme ?

-Mendon se me kete gjendje qe jam eshte momenti i duhur per kete pyetje ?

-Te kerkoj te falur por po mendoja se ky...epo ky ishte momenti qe ne te njiheshim.

Gjithmone kisha qene kurioz te dija pse shumica e njerezve donin te dinin per jeten e te tjereve.Cfare i shtynte ata ? Kurioziteti ?Meshira ? Apo thjeshte fakti per te ditur gabimet e tua ?

-Selia me beso ti nuk do doje te me njihje,-thashe.

-Ke te drejte Donovan,-u hodh.
Une nuk te njoh,madje fare ama nuk kam se si te te kuptoje nese nuk me ben te te njoh.

-Une...une nuk jam ashtu sic mendon.

-Te gjithe ne kemi kapituj te jetes qe nuk duam ti lexojme me ze te larte Donovan...

-Une nuk dua te flas per jeten time,-thashe gati duke bertitur.
Dil qe ketu te lutem.

Solla koken menjane duke mos dashur ta shihja me ne sy.Ndjeja brenda meje gjakun qe me vlonte dhe nuk doja qe nervozizmi te rritej mbi nivelin qe ishte.

-U-une do te jem poshte.

Ajo fjali i doli mes te dridhurash.Morri tasin e boshatisur dhe e pashe te ikte me te shpejte.Nga toni i zerit ishte e merzitur e deri diku e lenduar.Nuk isha i nervozuar me te aspak por me veten time.I nervozuar deri ne neveritje per ate cka isha.Kockat e mia ishin te njollosur me mekat,te djegura nga zjarret,te thyera nga tradhtia,te ftohta nga vetmia dhe ne fund te njomura me gjak.

Kisha frike se nese i tregoja asaj se kush isha ajo gradualisht do me shihte ashtu sic une e shihja veten prej kaq kohesh.Dhe me kete frike une po lendoja ate.Nese ke frike nga shiu edhe nje dush i embel te duket u frikshem por frika nuk jeton ne boten jashte por ne mendjen tone.Kur ajo troket ne deren tende ke frike ti pergjigjesh ama nga ata qe i pergjigjen asaj trokitje.I pergjigjen duke pyetur "pse kam frike" ?Dhe pastaj ata nuk gjejne tjeter vetem se drite dielli dhe shi te bute ne kopshtin e tyre.Dhe une nuk e dija nese do gjeja diell e shi te bute ne kopshtin tim.

Kisha qene aq i zene duke menduar saqe pa e kuptuar,muzgu kishte rene duke zbuluar edhe yjet e pare.Edhe pse ishin nga ato netet e ashpra te dimrit qielli dukej aq i qete dhe i paqte sa yjet mund te shiheshin paster.Drita e vobekte e tyre krijonte ndricimin natyral te dhomes.

-Eshte e kote te numerosh yjet.

Selia qendronte me fytyren e zhytur ne erresiren e dhomes se pa ndicuar.Zeri i saj me kapi ne befasi duke e bere trupin tim te kercente nga frika.

-E njejt kjo edhe per qukat e tua edhe pse ke 38 ne total,-mermerita.

-Si the ?-pyeti.

-Asgje por nuk po numeroja yjet,-thashe.
E di se sasia e yjeve reflekton gjerat qe dikush ka groposur thelle ne zemren e tij ?

-Me kaq yje sa paska sonte paske shume gjera ne zemren tende qe te munduakan Donovan,-shtoi.

I ngula syte.Kembengulja e saj,e lindur per te qendruar,per te fituar,per te luftuar per ate qe besonte,dukej nje tregues i vertete besueshmerie.Dicka me thoshte se kembengulja e saj ishte vetem ndaj atyre personave qe ajo interesohej.

-Gjithsesi nuk erdha per te te bezdisur,-tha duke shkeputur shikimin nga une.
Erdha vetem te te ndez abazhurin.Filloi te erresohet.

U afrua me te shpejte drejt abazhurit qe kisha prane komodines.Fytyra iu ndricua lehte me nje ngjyre te embel portokalli se bashku me dhomen.Fytyra e saj ishte e ngjyrosur nga merzia dhe mund te dallohej se kishte qare.

-Naten e mire atehere,-tha lehte.

-Perse e ke kete fytyre ?

-Nuk kam asgje...

-Mjaft u solle si femije ?

-Dhe ti mjaft bere si nje adoleshente,-tha duke u sjelle vrullshem para meje.
Thjesht me thuaj cfare ndodhi per ate Zot ?

-Vertete ?-thashe duke ngritur njeren vetull.
Selia thjesht u plagosa ne ndjekje te nje personi vetem kaq.U kenaqe ?

-Vertete pret qe une ta besoj kete ?-tha duke kryqezuar krahet ne kraharor.

-Sigurisht qe po sepse eshte e vertete,-thashe.
Perse vazhdon dhe kembengul ?

-Do me thuash serish te verteten edhe nese te pyes se kush eshte Natalia ?

Ai emer me la pa fryme.Per nje moment u duk se nuk kishte ajer brenda mushkerive te mia edhe pse rrethohesha prej tij.Nga e dinte ajo ate emer ? Si e kish mesuar ? Ose me sakte,si mund te me kish shpetuar ai emer ? Ne brendesine time frika,si nje dore e akullt filloi te me shtrengonte zemren.Trupi m'u pershkua nga te dridhurat duke mos me lene mundesi te mendoja kthjellet.

-Selia...,-belbezova me gojen e thare.

-Ti me the se mund te te besoja,-tha duke ulur syte.
Perse ti nuk ke besim tek une ?

-Nuk...nuk eshte ceshtje besimi,-thashe duke ulur syte.
Me thuaj Selia edhe nese une te tregoje ty erresiren brenda meje do me shikoje serish si diell ?

Nuk foli.Syte i mbajti te perqendruar tek te mite pa i pulitur nje here.Mora fryme thelle.

-Kurioziteti nuk eshte mekat fundja,-thashe duke psheretire.

Me doren qe e perplasa ne shtrat e ftova te ulej prane meje.Duke iu avitur shtratit u ul lehte mbi te.Ishte aq e dobet sa nuk ndihej fare.Duart i vendosi mbi gjunje duke perplasur mollezat e gishterinjeve mbi to.

-Duhet te dish qe kjo histori nuk ka fund te lumtur,-i thashe.

-Nuk habitem,-tha duke ngritur supet.
Ne nuk jetojme ne nje jete te lumtur.

-Ke te drejte...
Une...ne fakt jeta ime ka qene shume e kontrolluar...cfare duhej te haja,cfare duhej te vishja,me ke do shoqerohesha...cdo gje.Duhej te isha perfekt ne cdo gje.Ama Natali Olsen...vajza me e bukur qe une mund te kisha pare ne tere jeten time...ajo ishte e vetmja qe bente ndryshimin ne jeten time.E njoha ate ne nje event per inagurimin e biznesit qe nena ime organizoi.Ishte dashuri me shikim te pare.Ajo ishte arratia ime nga realiteti qe me rendonte.Madje per te,mesova te genjeja vetem qe te takoheshim.Por...nje dite...nje dite gjithcka ndryshoi.Natalia filloi te distancohej nga une krejt nga hiqi.Sa here qe takoheshim,i dallohej nje shqetesim apo frike ne fytyre qe shoqerohej me shmangie.I kerkova nje dite qe te takoheshim dhe te shpjegoheshim.Doja te dija pergjigjet e shume "pse-ve"qe kisha.Ajo pranoi te takohej me mua por ai sqarim mori nje kthese komplet tjeter.

-Cfa..cfare ndodhi me pas ?

-Pastaj...pastaj...cdo gje eshte e turbullt Selia une...

Nuk mbaja shume mire mend se cfare kish ndodhur ate mbremje.Sa here qe mundohesha te kujtoja koka ime dhembte dhe dukej se nje pjese teper e rendesishme e asaj skene shkeputej.

-Nuk mund te varrosesh te shkuaren madje edhe kur nuk e kujton por ajo cka mbaj mend eshte se ajo...ajo vdiq...une nuk e di se si...por isha une...une e vrava

Pashe terrorin ne fytyren e Selias.Dicka e tille ishte e pritshme.Psheretiva lehte duke mos ditur cfare te thoja.Ne fakt nuk kishte asnje fjale te duhur qe mund ta ndreqte kete situate.

-Personi qe te plagosi...

-Ishte vellai i Natalise,-thashe duke u ndjere i lehtesuar disi pas pyetjes se saj.
Nese do shkoja ne spital do me duhej te beja nje denoncim edhe une nuk mund te rrezikoj.

-Cfare do te thuash ?

-Nese une bej denoncim ai do te tregoje dhe nese ai tregon e gjithe karriera ime...kush jam une pa ate c'ka kam ndertuar ? Asgje me shume se nje vrases.

Koka e saj pushoi ne kraharorin tim.Duart e vogla e te brishta u kapen pas supeve te mia.I vendosa duart rreth saj.Ne ate perqafim nuk shtrengova asgje tjeter pervec dy syve te perlotur dhe nje zemre te paster.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen2U.Pro