...Selia...

Màu nền
Font chữ
Font size
Chiều cao dòng

Babai im ishte gjithcka qe me kish ngelur ne kete jete.Ai i ishte zjarrefiksi i problemeve te mia,drita kur une nuk mund ta shihja rrugen,forca dhe embelsia qe me mbante perpara dhe me jepte energji te mire.Nje nxites tifozesh per deshirat e mia dhe nje mbrojtes shume i mire.Ama kurre nuk e kisha menduar se si sekretet dhe genjeshtrat do perhapeshin si nje kancer ne jeten tim duke mos lene gje tjeter brenda meje vetem se dyshim te forte dhe distancim si ky qe kisha krijuar qe kish sjelle nje krisje te ures lidhese me te.

U mundova qe te beja te njejten gje edhe me vemendjen time ashtu sic kisha bere me shikimin tim qe e kisha hedhur jashte dritares se vogel.Shikoja shtepi e peme qe nga shpejtesia e makines miksoheshin dhe mbizoteronte ngjyra jeshile dhe kafe.Isha e mbeshtetur ne ndenjesen e pasme te makines,me gishterinjte qe i perplasja mbi bllokun e nenes sime qe e mbaja ne preher qe nuk kisha patur guxim ta hapja gjate qendrimit tim ne shtepi.Kisha arritur te lexoja vetem faqen e pare gjate rruges,ku thoshte se ditari ishte udhetimet e shpirtit te saj neper luginat e erresires dhe drites.Gjithashtu vazhdonte se pa fjalet e saj te sinqerta nuk do ishte gje tjeter vetem se nje objekt dhe se me to ishte nje portal per ne shpirt,nje harte udhetimi dhe perpjekjesh per tu bere engjellore.

Pasi lexova ato fjale e pata mbyllur ditarin me te shpejte.Luginat e erresires dhe drites.Keto fjale me silleshin ne koke.Isha e dyzuar.Mendoja se aty nuk mund te kishte gje tjeter vetem se rreshta me kujtimet me te bukura te nenes por kur mendoja se ditari u gjend i fshehur ne menyre te miremenduar,me frikesonte per ato cka mund te kish rrezervuar ky ditar.Dridhja e makines me zgjoi nga mendimet qe me vertiteshin si re te zeza.Edhe pse duheshin pese dite per te startuar universiteti,une po kthehesha ne shtepine time "tjeter".

Me te hyre ne Konektikat,dallova floke te vegjel bore qe kapeshin pas dritares se makines.Nuk kisha pare ne jeten time bore pervec se ne televizor.Andej nga vija une ditet e dimrit pranonin maksimumi vetem nje xhakete.Shumekush nuk i pelqen ditet e dimrit ama per mua jane nje poezi bukurie.Keto kohe dimri te ftojne te gjesh mrekulli,te gjesh te perjetshmen ne te thjeshten.Mund te gjesh mrekulli ne hejet e krijuara ne catite e shtepive e deri tek pellgjet e ngrira.

Makina ndaloi ne ane te rruges si heren e pare.Zbrita nga makina duke marre afer vetes dhe valixhet e mbushura me rroba edhe pse tashme duhej te blija me te trasha.Fryma ime ngrihej dhe vershonte ne eren e ftohte sikur te ishte sfumuar nga penelat e nje piktori ne nje tablo.Nxorra kuleten bojeqielli dhe i lashe ne dore shoferit parate qe i detyrohesha.

Makina u largua duke lene pas vetem nje shtellunge tymi qe perforcohej nga akullsia ne ajer.Fati im i mire ishte se bora kishte ndaluar ama terheqja e valixheve behej me shume veshtiresi mes bores qe ishte ulur kembekryq.Tek ecja telefoni im u dridh.E mora ne dore dhe pashe ne ekran.Ishte nje numer i panjohur.

-Alo ?-thashe gati ne pyetje.

-Selia ?

-Donovan ?!-thashe duke njohur zerin e tij.

-Me degjo pak...
Dua qe...qe te vish ne shtepine...shtepine time.
Kam nevoje per...ndihmen tende...

-Cfare ka ndo...

-Nuk kam shume kohe...te flase por ben mire...te vish sa me shpejte.

Telefoni u mbyll duke lene ne perseritje tingullin "pip" qe jehonte nen dremitjen letargjike.Ndjeva gjakun qe rridhte me lehtesi ne trupin tim sikur te ishte holluar tej mase.Me ato fjale qe ai arriti te nxirrte dhe me pauzat ku mbushej me fryme nuk i lane gje tjeter zemres sime sime vetem se te jepnin shenjat e nje parandjejee dickaje te keqe.

-E dashur zemer,-thashe duke vene doren ne te.
Te lutem mjaft u perfshive kudo,puna jote eshte te pomposh gjak.

Duke bluar mendime te ndryshme,arrita para shtepise se Donovanit me dy valixhet e mia nder duar e me zemren gati qe do me dilte vendit nga nxitimi.Makina e tij qendronte ne cep te rruges gje qe nuk ishte e zakonte.Gjurmet qe kishin lene kembet ishin te prishura dhe dukeshin gati ne zvarritje.Ne xhamin e makines dalloheshin gjurme gjaku qe zgjateshin deri tek dera.

Zemra ndjeu friken ti avitej saqe kerceu drejt e ne fyt.Ajo filloi te rrihte edhe me shpejte sec ishte nga ecja gati ne vrap.Ngroha pak duart me frymen time dhe trokita me aq sa munda edhe pse duart me ishin thare nga te ftohtet.Dera u hap nga nje djale biond me sy te kafenjte qe dukej i shqetesuar ama lexoheshin edhe shenja te vogla shprese.

-Ti erdhe,-tha.

-Ku eshte...

-Nxito brenda.

Duart e tij me terhoqen brenda bashke me valixhet e mia.Shtepia qe ishte e veshur me ngjyra te bukura pasteli,tashme ishte e zhytur ne nje erresire karakteristike te muzgut por edhe nga dritat qe qendronin te fikura.E gjitha kjo me rrenqethi mishin.

-Me ndiq,-tha duke me bere me dore.

Ishte e qarte se ceshtja nuk priste.Ndoqa djalin pergjate shkalleve qe te qonte direkt e ne nje dhome tjeter te shtepise.Hapi deren dhe nje drite e lehte me verboi shikimin pas gjithe asaj erresire qe takova pak me poshte.Pasi u fut brenda,arrita te shihja Donovanin e shtrire ne shtratin e tij dopio qe shtrengonte nje lecke te bardhe qe kish filluar te kthehej ne te kuqe.

-Donovan !
Cfare...cfare ndodhi ?

Vrapova afer shtratit duke u ulur ne cep te tij.Doja te zgjasja duart e te beja dicka ama nuk iu pergjigjen komandes sime sa vetem ndjenjen duke u dridhur ne ajer.

-Cfare ndodhi ?-pyeta duke pare sa nga ai e sa nga djali biond.
Perse nuk ke shkuar ne spital ? Duhet te therrasim nje...

Dora e tij e gjakosur u zgjat duke kapur doren time.Arrita te ndjeja gjakun e ngrohte dhe djersen qe i ishte krijuar nga gjendja e tij te zbusnin ftohtesine e duarve te mia.

-Selia...nuk mund...nuk mund te shkoje ne spital...

-Perse nuk mundesh ?-pyeta

-Nuk mundem,-tha duke ngritur pak zerin dhe duke ngrysur vetullat.
Mjaft bere...pyetje.

-Donovan cfare dreqin do te besh tani ?-u hodh djali.

-Ti di shume mire...te qepesh dhe te...endesh prandaj dua...dua te besh te njeten gje,-tha mes renkimesh.

-Cfare ?!-thashe duke u ngritur ne kembe.

-Donovan ne nuk mund ta bejme kete madje as Selia nuk mundet,-tha djali biond.
Si mund ti ngarkosh nje pergjesgjesi kaq te madhe asaj ?

-Selia...te lutem,-mu pergjerua.

-Donovan nuk mund te perdoresh pe rrobash sepse mund te te infektoje plagen,-u hodh djali.

-Ne kuzhine....ne sirtarin e majte...ka pe dentar..merre,-iu drejtua atij.
Shko dhe...merre.

Edhe pse djali i hodhi nje shikim plot nervozizem,u largua me te shpejte ne kerkim te perit.Ndersa une me nje zemer qe dridhej e tera,i rregullova jastekun Donovanit duke i ngritur pak koken.I mora lecken nga dora dhe e largova per te pare plagen.Diametri i plages nuk ishte i madh.Mund te ishte diku tek tre apo kater cenimetra ama ajo vazhdonte kullonte gjak dhe sa here qe perpelitej dilte gjithnje e me shume.

-E solla perin,-tha djali gati pa fryme.

Leshoi perin ne doren time ndersa e kontrollova nese ishte pe dentar pa asnje lloj shijeje.

-Mund qe te...dua te them mund te zhveshesh Donovanin ?-thashe duke u ndjere ne siklet.

Djali zhveshi trupin e Donovanit nga kemisha e tij e jeshilte.Kemisha e hapur ngjante si kapaket e nje dritareje ne mengjes.Me pak alkool lava duart per te shmangur sadopak infektimin.Mora gjilperen qe e gjetem nga udhezimet e Donovanit,e dogja per ta sterilizuar dhe pershkova perin dentar dyfish per ta bere te forte.Teksa e pershkoja shihja nga Donovani.Ai ishte vertete i cmendur sa te linte ne doren e nje personi qe qepte per pasion, jeten e tij garant ama truri i tij punonte me shume gjakftohtesi.

-Gati ?-pyeta.

-Pavarsisht cdo gjeje...mos ndalo,-me tha Donovani.

Miratova lehte me koke.Mora fryme thelle,fshiva bulezat e vogla te djerses nga balli me mengen e xhupit dhe u afrova tek plaga.Djali tjeter u pozicinua prane kokes se Donovanit qe ti gjendej per cdo gje.Mora gjilperen dhe e kalova tej pertej ne mishin e tij.Donovani filloi te bertiste me sa i vinte ne koke.Nuk mund ta imagjinoja dhembjen e tij ne ato momente ama ato te uleritura te veshura si versionet e torturave ne qeli ne kohet e hershme,do ngelnin ne mendjen time.Trupi i tij perpelitej sa majtas e djathtas.Djersiste pafund dhe shtrengonte mbulesen e krevatit duke lene shenja te vogla gjaku mbi te.

-Nuk mund te vazhdojme keshtu,-tha djali.
Do pesoje ndonje arrest kardiak...

-Vazh...vazhdo...

-Nuk mund ta besh me shpejte ?-me pyeti.

-Une gjithe jeten time kam qepur coha dhe jo mish njeriu me muskuj barku,-thashe e tensionuar.

Mundohesha te isha e sakte.Te beja qepje precize dhe te imagjinoja se ne duart e mia ishte thjeshte nje tjeter cohe.Donovani po duronte shume ne ate dhembje ama duhej te vazhdoja nese doja qe ai te ishte gjalle.Te bertiturat e tij ishin shfaqja me ikonike e durimit qe po mbarte ne ato momente dhe ato te bertitura ishin versioni degjimor i loteve qe i mbante perbrenda.

-Mbarova,-thirra.

Donovani leshoi koken ne jastek teper i sfilitur.Kraharori i ngrihej e i ulej nga frymarrjet e shpeshta.Keputa perin dentar te tepert dhe i ngjita nje fashe katrore.Mblodha leckat,mora gjilperen dhe menjehere lava duart.Tashme sfilitja u kthye ne nje gjume per te.

-Tani eshte me mire apo jo ?-pyeti djali.

-Mos u shqeteso tani eshte mire ama duroi vertete shume.

-Ai eshte i cmendur,-tha.

-A nuk jemi te gjithe te cmendur ?-pyeta duke mos e leshuar me sy imazhin e Donovanit.
Une sapo qepa nje person.

-Po dhe une i dhashe fund nje lidhje pese vjecare,-tha djali.

-Me vjen keq,-thashe duke e pare me keqardhje.

-Nuk ke pse kerkoj falje fundja nuk ishte e imja,-tha duke vene buzen ne gaz.

Pas gjithe asaj qe kaluam kjo e qeshur edhe pse e shkurter erdhi si nje clirim per gjithe ate presion qe u kthye ne nje kasaphane te vertete per shpirtin.

-Faleminderit Selia.

-Nuk ishte asgje...

-Kamerun Sinkler.

-Gezohem,-thashe.

Kameruni te bente per vete me buzeqeshjen e tij qe e karakterizonte.Me ngjante shume me dike.Ne buzeqeshjen e tij dukej sikur jetonte akoma Tiani.

-Gjithsesi,une po pastroj makinen e tij dhe po e vendos ne garazh,-shtoi pas nje pauze.
Te duhet ndonje gje ?

-Jo por nese me duhet do ta kryeje vete,-thashe duke i buzeqeshur.
Mund te shkosh ne shtepi pasi te mbarosh pune me makinen,une do te qendroje sonte.

-Mire por per cdo gje dua te me tregosh.

-Pa tjeter.

Pasi me uroi naten e mire,mori celsat e makines se Donovanit dhe doli nga dhoma. E pashe te largohej e te humbte ne erresiren e shkalleve qe vazhdoni te qendronin akoma te pandricuara.Nata pothuajse kishte rene.Mora batanijen e palosur ne fund te shtratit dhe e mbulova Donovanin.Mora pak uje te ngrohte dhe i pastrova duart nga gjaku i tij tashme i thare.I pastrova djersen,me nje lecke te pambukte,qe i krijohej si vesa e mengjesit ne balle e ne kraharor.Zieva pak kamomil dhe pasi e lashe te ftohej pak,sa te ishte e perballueshme per lekuren,i leva kraharorin per ta qetesuar gjate nates.

-Me..me vjen shume keq...shume,-e degjova te mermeriste.
Natali...Natali...

Dora e tij shtrengoi timen sikur nuk donte ta leshonte kurre me.Mu kujtua se si ndryshoi Donovani kur e pata pyetur per jeten e tij private.Syte e tij qe shkreptinin nga zemerimi,ishin ne thelb nje dhembje e patregueshme e se shkuares.Grushti i ngjeshur,qe pasoi me pas,mbi tavoline me beri teper kurioze per te shkuaren e tij.Dhe tani isha shume kurioze per Nataline qe i kerkonte falje.

Bạn đang đọc truyện trên: Truyen2U.Pro